Globi

VIDEO/ Bomba shpërthen teksa vajza palestineze po tregonte jetën e re pas rrethimit, në Gaza

Shkruar nga Liberale
VIDEO/ Bomba shpërthen teksa vajza palestineze po tregonte jetën e re

Është bërë virale në rrjet rrëfimi i një vajze palestineze e cila po tregonte se si është të jetosh sot në Gaza, aty ku thuajse çdo minutë dëgjohet një shpërthim e shembet një godinë.

Ajo dëgjohet të thotë në video se po qëndron në banesën e saj, së bashku me familjarët. E teksa shkon për të treguar përreth shtëpisë, dy shpërthime të fuqishme dëgjohen jashtë, madje vala e shpërthimeve ndihet edhe brenda shtëpisë.

Ajo tregon më pas pamjet nga dritarja dhe ballkoni, ku pluhuri nga ndërtesat e goditura ka mbuluar gjithçka.

Pas sulmit terrorist të Hamasit dhe kundërpërgjigjes së ashpër të ushtrisë izraelite, qindra-mijëra civilë, gra, burra e fëmijë kanë mbetur të bllokuar në Rripin e Gazës.

https://www.cdnimpuls.com/video/65254fe79de26.mp4

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH