Pavarësisht moskualifikimit në finale, e mira e performancës se Ronela Hajatit në Eurovision ishte se rrëmbeu shumë vëmendje.
Shumë zhurmë u bë në Shqipëri, ku përtej atyre që e pëlqyen dhe kërcyen me ritmet e muzikës së saj, të shumtë qenë edhe ata që e kritikuan për shfaqjen në skenë, kërcimin etj. Pati edhe nga ata që vlerësuan zërin, duke iu vrarë veshin stonimi i këngëtares.
Por, Ronela nuk ka mbetur jashtë vëmendjes nga mediat e huaja. Një ndër to është edhe televizioni britanik BBC, që në rrjetet sociale ka publikuar një fragment të shkurtër nga performanca e Ronela Hajatit.
“Kur taksia të vjen për 5 minuta, por ende nuk ke tharë flokët”, shkruan në një postim në Twitter.
Komentet e ndjekësve kanë ironizuar më tej, duke e krahasuar me helikat e një helikopteri. Ndërsa njëri prej tyre, shkruan se nuk mund ta shpjegojë dot, por kishte shumë gjëra të çuditshme në këtë Eurovision.
Festivali i këngës europiane po mbahet në Torino, ndërkohë pas së natës së dytë që mbahet të enjten, ditën e shtunë pritet finalja.
When the taxi's arriving in 5, and you still need to dry your hair. #Albania🇦🇱 #Eurovision pic.twitter.com/z2liS8dbe8
— BBC Three (@bbcthree) May 10, 2022