Aktualitet

Video/ Bardhi: Dosja 184 tregon se Rama keqpërdor mësuesit për...

Shkruar nga Liberale
Video/ Bardhi: Dosja 184 tregon se Rama keqpërdor mësuesit për...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka publikuar përgjimin e dosjes 184, ku ndër të tjera iu kërkohet vota mësuesve për PS-në, pasi përndryshe “fluturojnë jashtë”.

Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama, përkundër propagandës që bën, në të vërtetë keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal.

“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollove në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës. ?”, shkruan Bardhi.

Në videon e publikuar nga Bardhi, ka një komunikim mes ish-deputetit dhe tashmë kryetarit të Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe Drejtorit të Arsimit në Dibër Drini Gjeci, ku Ndreu deklaron: “Thuaj drejtorit të shkollës të deklarojë votën hapur.

Të deklarojë votën hapur atje sa i ke për PS-në. Ndryshe ditën e hënë tregoja vetë se ku fluturon. Tregoji se ku fluturon të hënën. Të deklarojë votën hapur për PS-në aty”.

Po ashtu, në video shfaqet edhe Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, që po ashtu shprehet se mësuseit duhet të deklarojnë votën për PS-në, nëse duan që të hënën të jenë në punë.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10223687015473110

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH