Aktualitet

Video/ Babagjyshi i vërtetë që bën lodra druri për fëmijët në nevojë

Shkruar nga Liberale
Video/ Babagjyshi i vërtetë që bën lodra druri për

Një 80-vjeçar amerikan, muajt e fundit të vitit i ka shumë të zënë duke krijuar lodra druri që më pas ia dhuron fëmijëve në nevojë.

Jim Annis ka 50 vite që çdo Krishtlindje u shpërndan të vegjëlve lodrat që i bën vetë, pasi familjet e tyre nuk kanë mundësi që të blejnë dhurata.

“Në Lee County japin ushqime dhe rroba për njerëzit në nevojë, unë jap lodrat e mia”, tregon Annis, i cili shpenzon rreth 1000 dollarë në vit për të krijuar lodra. “E bëj këtë sepse e di se çfarë do të thotë të mos marrësh dhuratë për Krishtlindje. Babai im punonte shumë, por tonte pak dhe ishte e vështirë për të që të kënaqte 5 fëmijë”, tregon 80-vjeçari.

Ai e ka ruajtur këtë traditë për 50 vjet dhe shpreson ta mbajë edhe 50 vjet të tjera.

"Më pëlqen kur njerëzit më pyesin se sa paguaj unë për bërjen e këtyre lodrave. Unë u them atyre se paga ime është kur shoh buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve. Shpresoj të jem në gjendje ta bëj këtë derisa gishtërinjtë e mia të përkulen", thotë ai./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1111644,1111643,1111645,1111646,1111647,1111648"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH