Sport

Video/ Arbitrja ndalon lojën dhe befason Kaka me veprimin e saj

Shkruar nga Liberale
Video/ Arbitrja ndalon lojën dhe befason Kaka me veprimin e saj

Një arbitre femër gjatë një ndeshje bamirësie mes legjendave të Izraelit dhe Brazilit ka bërë një veprim befasues për të gjithë.

Në një moment gjatë lojës, teksa topin e kishte Kaka, ish-futbollisti i Milanit dhe Real Madrid, arbitrja ndërpret lojën në mënyrë të pakuptimtë. Nga ky episod i shtangur mbetet edhe ish-futbollisti, i cili nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte.

Gjyqtarja fillimisht afrohet dhe e ndëshkon Kaka-n me karton të verdhë, ndërsa më pas nxjerr telefonin nga xhepi për të bërë ‘selfie’.

Për ta bërë më të bukur këtë moment menduan edhe lojtarët e Brazilit, të cilët të buzëqeshur takuan arbitren./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH