Art & Kulturë

Video/ A2 CNN flet për laureatin e “Çmimit Kadare” 2019

               Publikuar në : 22:59 - 21/06/19 R Liberale

Loer Kume është shpallur fituesi i madh i “Çmimit Kadare” për vitin 2019. Televizioni A2 CNN, në rubrikën e librit flet për laureatin e këtij çmimi, i cili është përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh që eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi, duke sjellë kështu një përmbledhje me tregime e duke rrëmbyer trofenë.

Pesë veprat që garuan për çmimin e madh të letërsisë janë: Fate Veliaj, Mimoza Hysa, Roland Gjoza, Ylljet Aliçka dhe Loer Kume i cili u shpall fitues i “Çmimit Kadare”.

Juria e “Çmimit Kadare”, kryesuar nga Bashkim Hoxha në përbërje të së cilës janë shkrimtarët Mehmet Kraja, Genciana Abazi, Alda Bardhyli dhe Diana Kastrati u mbledhën në Razmë ku mbajtën dhe mbledhjen finale për të vendosur fituesin, i cili është shpallur tashmë.

Ky është viti i pestë i krijimit të “Çmimit Kadare”. Në katër vite më shumë se 100 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar 4 vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe, vepra që kanë qenë fituese të këtij çmimi.

I gjithë projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10 000 eurosh, ku përfshihen:Kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe Ditët Letrare të Razmës.

Bashkë me jurinë në Razmë, nisën dhe “Ditët Letrare të Razmës“, mbajtur nga Instituti Europian Pashko./Gazeta Liberale

(Visited 51 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *