Aktualitet

Video/ 7 policë të plagosur? Infermierja: Nuk kishin plagë, por…

               Publikuar në : 10:09 - 29/06/19 V Liberale

Mbrëmjen e djeshme u tha se shtatë punonjës policie kishin mbetur të plagosur pas përplasjes në KZAZ-në numër 19 në qytetin e Peshkopisë.

Por sot, Partia Demokratike, thotë se policët nuk janë plagosur por thjesht kanë pasur probleme për shkak të gazit të hedhur prej tyre.

Ata kanë publikuar edhe një video të një infermiereje që tregon se nuk ka pasur të plagosur.

“Dëshmia e infermieres në Dibër rrëzon propagandën e policisë politike të Edi Rames, se ne Dibër u plagosen 7 police. Zonja pohon se te 7 policet kane patur komplikacione nga gazi lotsjellës, që kanë hedhur kolegët e tyre. Dëshmia provon se qytetaret ne Dibër nuk kane plagosur as një polic te vetëm, siç u tha mbrëmë nga policia, e cila, po provohet se është kthyer në një vegël të mjerë politike të regjimit te Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike./Gazeta Liberale

(Visited 611 times, 1 visits today)

Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *