Aktualitet

Video/ 32-vjeçari merr armën dhe i zë pritë të riut, por e pëson keq

Shkruar nga Liberale
Video/ 32-vjeçari merr armën dhe i zë pritë të riut,

Policia ka parandaluar një vrasje në Malësi të Madhe, duke arrestuar një 32-vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi L. L., i cili pas sherrit me një 30-vjeçar, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe i ka zënë pritë atij për ta qëlluar.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar 32-vjeçarit, të cilit përveç pistoletës, i është gjetur dhe një krehër me fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Marrja e informacionit, ndjekja dhe ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon vrasjen dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë, me të cilën 32-vjeçari do kryente krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar bënë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, e cila mund të përfundonte në vrasje.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 32 vjeç, banues në fshatin Stare.

Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rapsh, Njësia Administrative Kastrat, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.

Pas konfliktit të ndodhur, shtetasi L. L., rreth orës 09.00, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka shkuar sërish në fshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëlluar ndaj shtetasit K. F.

Falë informacionit të marrë nga ana e polcisë kriminale u ndërtua puna dhe si rezultat i ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm është bërë kapja dhe prangosja e 32-vjecarit, i cili qëndronte në pritë për të qëlluar mbi shtetasin K. F.

Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbatja pa leje”

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1829578370540162

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH