Aktualitet

Vettingu shkarkon zyrtarin e dytë të lartë të policisë

Shkruar nga Liberale
Vettingu shkarkon zyrtarin e dytë të lartë të policisë

Shefi i sektorit të Sigurisë së Personelit pranë Drejtorisë së Analizës dhe Kartotekës nuk ka arritur ta kalojë procesin e vettingut në polici.

Edmond Papa është shkarkuar nga detyra, duke u bërë zyrtari i dytë në radhën e policisë që lë postin.

Deri tani, 21 drejtues të lartë janë konfirmuar në detyrë.

Papa ishte në listën e 45 drejtuesve të policisë që do t’u skanohej pasuria, listë e hartuar vitin e shkuar, ndërsa Papa mbante postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Shkodër (Kukës Dibër)./ Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH