Aktualitet

Vettingu/ Paditet në SPAK anëtarja e KPK: Fshehu shkarkimin

Shkruar nga Liberale
Vettingu/ Paditet në SPAK anëtarja e KPK: Fshehu shkarkimin

Një tjetër kallëzim është depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për një anëtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Hajrie Muçmata, ka depozituar një kallëzim për Alma Faskon, duke kërkuar pezullimin e saj si Komisionere në KPK.

Në padi, gjyqtarja thotë, se Fasko është shkarkuar nga detyra më 26 gusht të vitit 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjës.

Muçmata citon ligjin e vitit 2016 për përzgjedhjen e trupës së vettingut, sipas të cilit, përzgjidhen ata persona ndaj të cilëve nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore që është ende në fuqi.

Gjyqtarja pretendon në padi se Fasko ka fshehur këtë fakt, duke “cenuar rëndë dinjitetin e institucionit kushtetues të KPK-së”.

Teksa e akuzon për falsifikim dokumentesh, Muçmata kërkon pezullimin nga detyra të anëtares së KPK-së.

Aktualisht është pezulluar nga detyra anëtari i Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci i vënë nën akuzë për të njëjtat arsye nga SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH