Aktualitet

Vettingu, një barrë e rëndë/ Përqafime për gjyqtarët pas vendimit

Shkruar nga Liberale
Vettingu, një barrë e rëndë/ Përqafime për

Vettingu është kthyer në një sfidë për figurat e drejtësisë dhe këtë e tregon fakti sesi ata reagojnë pas këtij vendimi, i cili vendos të ardhmen e tyre profesionale.

Ditën e sotme janë konfirmuar në detyrë dy gjyqtarë. E para ka qenë Daniela Shirka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia relator, Genta Tafa (Bungo) dhanë vendimin në favor të Shirkas.

Në disa foto të publikuara nga LSA shihet se si gjyqtarja është përqafuar për të pranishëm në sallë, ndërsa shfaqet e përlotur.

Pas Daniela Shirkës, vettingun e ka kaluar edhe gjyqtari i Apelit të Tiranës Artur Kalaja. Mes lotëve, gjyqtari kërkoi konfirmimin në detyrë, duke thënë se nuk kishte pasuri ta paluajtshme, ndërsa dy fëmijët e tij studionin në shkolla publike.

Pas vendimit, gjyqtari Kalaja është takuar me të afërm të tij dhe foto tregojnë më së miri lehtësimin e tij./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1101332,1101333,1101334,1101335,1101336,1101337,1101338,1101339,1101340,1101341"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH