Aktualitet

Vettingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë Florian Sulejmani

Shkruar nga Liberale
Vettingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë Florian Sulejmani

Komisoni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë drejtorin e Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, Florian Sulejmani.

Vlerësimi i tij u bë në bazë të kriterit të pasurisë, kontrollit të figurës si dhe vlerësimit të aftësive profesionale.

Njoftimi i plotë

Konfirmohet në detyrë drejtori i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, SHÇBA, Florian Sulejmani

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Florian Sulejmanin, Drejtor i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, SHÇBA.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 20 dhjetor, Sulejmani u përballë me gjetjet e Komisionit (KJV), lidhur me vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës, bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH