Aktualitet

Vettingu në polici, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e  Metës

               Publikuar në : 13:03 - 10/04/21 liberale

Komisioni parlamentar për sigurinë kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili kishte kthyer për rishqyrtim ndryshimet ligjore për vettingun në polici.

Argumentet e paraqitura me shkrim, këshilltari i presidentit, Bledar Dervishi i parashtroi edhe një herë përballë deputetëve socialistë. Sipas tij, këto ndryshime vënë nën presion trupën policore.

Nga krahu i qeverisë ishte Ministri i Brendshëm në detyrë, Besfor Lamallari, i cili argumentet e zyrës së presidentit i cilësoi si supozime të paqena dhe me karakter politik. Në mbledhje nuk munguan as tonet e ngritura.

Krahas rrëzimit të dekretit, komisioni miratoi edhe zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit të skaduara deri më 30 prill në mënyrë që qytetarët të kenë një dokument të vlefshëm për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back