Aktualitet

Vettingu/ KPA shkarkon anëtarin e Kushtetueses, Besnik Muçin

Shkruar nga Liberale
Vettingu/ KPA shkarkon anëtarin e Kushtetueses, Besnik Muçin

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot gjyqtarin Besnik Muçi i cili ishte ndër të zgjedhurit e presidentit Ilir Meta për Gjykatën Kushtetuese.

KPA nxori si problematikë mungesën e të ardhurave për një apartament të deklaruar nga gjyqtari Muçi.

Sipas Komisionerit Publik Muçi ka cënuar besimin publik të sistemit të drejtësisë dhe ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme.

Kujtojmë që edhe më herët Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda.

Pas shkarkimit të Muçit do të hapet sërish thirrja për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese të cilat do të zgjasin të paktën tre muaj. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH