Aktualitet

Vettingu/ KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e shkarkuar

Shkruar nga Liberale
Vettingu/ KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e shkarkuar

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur rikthimin në detyrë të Fuat Vjerdhës, si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ai përmes një postimi në facebook, ku shkruan: “Të dashur miq! Me ndihmën tuaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit më riktheu në detyrë”.

Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha e apeloi vendimin dhe KPA pas disa muajsh vendosi rikthimin e tij në detyrë duke u bërë i pari që rikthehet në sistemin e drejtësisë, nga të gjithë të përjashtuarit.

Përpara këtij vendimi një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyrë të Fuat Vjerdhës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH