Aktualitet

Vettingu/ Autori i reformës: Ja gabimi që po bëhet me gjyqtarët

               Publikuar në : 21:22 - 17/05/19 Liberale

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano. Si një ndër autorët e kësaj reforme, Rakipi ka treguar se disa gjëra nuk kanë shkuar ashtu siç i kishte menduar në fillim.

Sipas tij, gjyqtarët e organeve të Vettingut po kufizojnë trajtimin e këtij fenomeni në elementë të thjeshtë aritmetikë, pra duke u bazuar vetëm në faktorë ekonomikë. Rakipi nënvizoi se për shkak të mungesës së eksperiencës tek anëtarët e organeve të Vettingut po çohet në fshirjen ose mohimin total të kontributeve të gjyqtarëve.

“Si çdo proces shumë gjëra varen nga individët, eksperienca e të cilëve është deçizive në trajtimin me sukses të një procesi të tillë. Nuk kisha menduar asnjëherë që këta individë, me ato eksperienca që kanë do ta kufizonin trajtimin e këtij fenomeni, ose këtij fenomeni me elementë të thjeshtë aritmetikë të parëndësishëm, anësorë dhe të mos merreshin me thelbin e gjësë. Ka një mospërputhje të dukshme ndërmjet elementëve ekonomikë në trajtimin e pasurisë së një gjyqtari, burimeve nga vjen kjo pasuri, besueshmërisë ose jo të informacioneve që jepet nga institucionet e deritanishme siç është ILDKP-ja dhe në raport me to kontributi që gjyqtari ose prokurori ka dhënë. Them se po shoh dita-ditës që mungesa e eksperiencës në mënyrën si po trajtohet kjo gjë po çon në fshirjen ose mohimin total të kontributit që gjyqtarët kanë dhënë. Me të mirat dhe të këqijat e këtij vendi, gjyqtarët e vendit kanë përballuar volume, ballafaqime me eksponentë të krimit dhe për rrjedhojë nuk mund të thuash me një të rënë të lapsit meqenëse llogaritë nuk po dalin 100% mund të largoj nga detyra”, u shpreh Rakipi./ Marrë nga ABC News

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *