Krye

“Vetoja e shpëtoi Shqipërinë nga poshtërimi, NATO në vdekje klinike” 

               Publikuar në : 09:24 - 08/11/19 liberale

“Realiteti është që nëse nuk hap negociatat me Shqipërinë krijon një traumë të tmerrshme në rajon. Komunitetet shqipfolëse janë kudo në rajon. Nëse poshtërojmë Shqipërinë, do të destabilizojmë rajonin përgjithmonë”

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një intervistë për “The Economist” se shumica e vendeve ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë.

Macron tha se nëse nuk i hapet dera Shqipërisë për në BE, kjo do të shkaktojë një traumë të tmerrshme në rajon. “Nëse poshtëroni Shqipërinë, do të destabilizoni rajonin në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.

Ai tha se ky ishte një gabim fatal dhe poshtërimi i Shqipërisë çon në destabilizim të rajonit në mënyrë të vazhdueshme. Ai akuzoi vendet e tjera anëtare të BE-së se po fshihen pas vetos franceze, duke thënë se ato kishin dhënë miratimin vetëm për Shkupin.

“Pyetini këto vende nëse duan të hapin negociatat me Shqipërinë. Gjysma do t’ju thonë jo. Ata duan të nisin bisedimet vetëm me Maqedoninë e Veriut. Shumica e shteteve anëtare ishin në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë Veriore, por pothuajse gjysma ishin kundër negociatave me Shqipërinë”, tha Macron në intervistë.

Por shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut sipas tij, do të ishte një gabim fatal. “Realiteti është që nëse nuk hap negociatat me Shqipërinë krijon një traumë të tmerrshme në rajon. Komunitetet shqipfolëse janë kudo në rajon. Nëse poshtërojmë Shqipërinë, do të destabilizojmë rajonin përgjithmonë”, ka deklaruar presidenti francez.

Në intervistën për revistën britanike, Macron thotë se ai do të japë dritën jeshile për negociatat me të dy vendet, vetëm nëse bëhen reforma në muajt e ardhshëm, dhe Shkupi dhe Tirana përfundojnë disa reformat e mëtejshme.

Prandaj, besoj se, së pari, ne duhet të reformojmë procedurat e anëtarësimit, ato nuk janë më adekuate. Ato nuk janë strategjike. Ata nuk janë as politike, janë tepër burokratë dhe nuk të lejojnë të bësh hapa pas nëse një vend ndalon reformat.

Së dyti, nëse jeni të shqetësuar për rajonin, çështja e parë nuk është Maqedonia apo Shqipëria, por Bosnja Hercegovina. Ajo është një ‘bombë kohore’ që godet kurin me Kroacinë”, thotë Macron.

“Së treti, reformat përpara se të hapen negociatat. Nëse Shkupi dhe Tirana bëjmë reforma në muajt e ardhshëm, unë jam i gatshëm të hap negociatat. Nëse këto dy vende bëjnë përpjekje shtesë”, i tha presidenti francez “The Economist”.

Në BE pas 15 vitesh?

Macron po ashtu se çfarë e motivoi të kundërshtonte anëtarët e tjerë të BE-së në samitin e tetorit në Bruksel. Ai tha se sipas llogarive të vendve të tjera anëtare, Shqipërisë do t’i duhen edhe 15 vite të hyjë në BE. “Unë u përpoqa të jem konsistent, u thashë liderëve të tjerë ‘kemi një problem’. Ne nuk dimë si të veprojmë me 27 anëtarë, a mendoni se do të jemi më mirë me 30 ose 32? Dhe ata më thanë ‘nëse ne hapim negociatat, Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’i duhen 15 vite të bëhet anëtare. Kjo nuk është e vërtetë as për qytetarët tanë, as për ato vende. Unë u thashë atyre të shikojnë se çfarë ndodhi me bashkimin bankar.

Pas krizës së vitit 2008 na u deshën 20 vjet për të reformuar. Pra, edhe nëse hapim negociatat tani, ne nuk do të kemi sukses në reformimin e Unionit nëse vazhdojmë të punojmë me të njëjtën shpejtësi”, tha Macron.

Sipas presidentit francez, zgjidhja është investimi në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. “’Le të përpiqemi të ndihmojmë këto vende, të investojmë, t’u themi kompanive tona që të investojnë në masë atje, të japin para për zhvillim, për kulturë, për arsim. Por thjesht hapja e një procesi burokratik është absurde,” thotë Macron.

Një nga propozimet kryesore të Macron është integrimi sektorial, që do të thotë se pas mbylljes së një kapitulli, vendi përkatës do futet në sistemin e BE-së në fushën përkatëse në vend se të presë anëtarësim të plotë. Modeli tjetër është modeli norvegjez.

Ai parashikon që në vend të anëtarësimit do të ofrohet anëtarësimi në dy institucione kyçe; Bashkimi Europian për Tregtinë e Lirë dhe Zonën Ekonomike Europiane, ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra, që nuk janë anëtarë të BE-së.

Diplomatët e Brukselit argumentojnë se Franca insiston që rregullat e reja të pranimit të ndryshohen jo vetëm për vendet që duhet të llojnë negociatat, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovinën, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë ecur përpara në proces.

NATO në vdekje klinike

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë për ‘The Economist’ se NATO-ja po përjeton ‘vdekje klinike’, ndërsa paralajmëroi vendet evropiane se nuk mund të mbështeten më te SHBA për t’u mbrojtur.

“Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja klinike e NATO-s. Blloku ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja funksionon vetëm nëse garantuesi i mjetit të fundit funksionon si i tillë’, tha Macron i cili shtoi më tej: ‘Unë do të argumentoj se ne duhet të rivlerësojmë realitetin e asaj që është NATO-ja në dritën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara.”

Macron tha se Uashingtoni po i kthente shpinën Europës, një veprim i cili u tregua nga tërheqja e trupave amerikane nga Siria verilindore dhe braktisja e aleatëve të tyre kurdë atje.

Presidenti u pyet nëse besonte në efektivitetin e Nenit 5 të traktatit themelues të NATO-s, i cili thotë se nëse një shtet anëtar sulmohet, të tjerët janë të detyruar ta mbrojnë.

‘Nuk e di. Cfarë do nënkuptojë Neni 5 nesër?’– tha ai.

Macron argumentoi se Europa qëndron në skajin e një gremine dhe nuk do të jetë më në kontrollin e fatit të saj, përveç nëse fillon të sillet si një fuqi gjeopolitike. Për ta bërë këtë, Evropa duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak dhe të vazhdojë të ruajë dialogun me Moskën.

Macron ka bërë presion që Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore të rishikojnë rolet e tyre në botë dhe të përshtaten me realitetet e reja globale. Në gusht, ai tha se hegjemonia perëndimore ka mbaruar dhe se do të ishte gabim të përpiqesh të izolosh Rusinë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar shumë vendet anëtare të NATO-s, siç është Gjermania, për mos pagimin e duhur për mbrojtjen e bllokut.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, një aleate kryesore, tha se nuk pajtohet me “fjalët e ashpra” të Macronit.

NATO-ja, e cila feston 70 vjet të themelimit muajin e ardhshëm, u përgjigj duke thënë se aleanca mbetet e fortë.

Tags: , , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *