Globi

Veto kundër Shqipërisë, Macron: Le të bëhem i keqi në këtë çështje

Shkruar nga Liberale
Veto kundër Shqipërisë, Macron: Le të bëhem i keqi

Presidenti Emmanuel Macron ka folur sërish për veton e vendosur prej tij për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai ka thënë se Franca nuk është kundër zgjerimit të mëtejshëm të Europës, por shtoi se nuk janë plotësuar ende kushtet.

Le të bëhem unë i keqi në këtë çështje, nuk ka problem, e marr unë këtë rol. Nuk ishte Franca që është kundra zgjerimit të mëtejshëm të Europës, nuk më vjen mirë kur e dëgjoj këtë , ndaj marr përsipër të gjitha përgjegjësitë sepse mendoj se ne nuk jemi gati dhe kushtet nuk ishin përmbushur. Do të ju shpjegoj përse. Së pari mendoj se procedura e anëtarësimit në BE është një procedurë tejet burokratike, shumë konfuze dhe e palexueshme. E pakthyeshme por njëkohësisht e papërshtatshme për vendet në fazë negocimi. Pyesni serbët, a ndryshon jeta e tyre sa herë hapin një kapitull nga kapitulli i negociatave? Jo. Njoh plotësisht dhe qartësisht përpjekjet e bëra nga Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe nderimin e emrit që ishte një gjest kurajoz. Por, përpara çdo hapje të re negociatash dëshiroj që fillimisht të reformojmë procedurën tonë të negociimit, e cila duhet të jetë individuale dhe e kthyeshme. Që të jetë më tepër politike e të mund të shoqërohet në fazën e paternitetit strategjik me investime direkte”, ka thënë Macron./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH