Aktualitet

Vetëvrasjet në Covid2, gazetari: Një pacient u ndalua nga mjekët

Shkruar nga Liberale
Vetëvrasjet në Covid2, gazetari: Një pacient u ndalua nga

Një 65 vjecar i infektuar me Covid-19 ka humbur jetën pasi u hodh nga kati i katërt në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke shënuar rastin e dytë që humb jetën në mënyrë tragjike.

Gazetari Erjon Skëndaj tha në një lidhje telefonike për “News24” se edhe një tjetër pacient ka tentuar të hidhet nga lartësia e këtij spitali, por është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor.

“65-vjecari ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur menjëherë në trajtim intensiv, ndonëse jo i intubuar. Ai është nga zona e Fushë Krujës, Laçit. Ka pas dhe një tentativë tjetër, të një presoni që është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Nëse nuk merren masa për një trajtim psikologjik të të sëmurëve mund të ketë edhe raste të tjera. Këta persona kanë nevojë për psikologë, për dikë që të dijë t’i qetësojë, t’iu japë shpresë se kjo sëmundje nuk është fatale", tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH