Aktualitet

Vetëvrasja në burg e 43-vjeçarit, vëllai: Ishte me probleme mendore

Shkruar nga Liberale
Vetëvrasja në burg e 43-vjeçarit, vëllai: Ishte me

Vëllai i Bilbil Hasanit, 43-vjeçarit që u vetëvra në burgun ‘313’, thotë se ai ishte dënuar padrejtësisht nga gjykata, duke përfunduar në burg për vjedhjen e 15 mijë lekëve të vjetra.

Rajmond Hasani ka thënë për News 24, se i vëllai Bilbili ishte prej 18 vitesh me kartelë për probleme të shëndetit mendor dhe sipas tij kjo duhej të ishte arsye e fortë që Gjykata mos të merrte masën e rëndë ndaj tij e të mos izolohej në një institucion të papërshtatshëm për një person me probleme.

Për vetëvrasjen e të vëllait, Rajmondi fajëson gjykatën dhe institucionin e burgut ku presioni i tij u rrit se tepërmi deri në aktin e rëndë.

Bilbil Hasani me origjinë nga Kukësi e banim në Kamëz, ishte baba i katër fëmijëve. Ai u arrestua në 9 dhjetor të vitit të kaluar me akuzën e vjedhjes. Ngjarja ndodhi në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit ku 43-vjeçari i vodhi një pasagjeri portofolin në të cilin kishte rreth 15 mijë lekë të vjetra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH