Aktualitet

Vetëvendosje prezanton dy kandidatët për deputetë në Lezhë dhe Tiranë

Shkruar nga Liberale
Vetëvendosje prezanton dy kandidatët për deputetë në

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të garojë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Këtë të enjte VV në Shqipëri ka prezantuar dy kandidate për deputete ne dy qarqe Tiranë dhe Lezhë.

Konkretisht në qarkun e Tiranës do të kandidojë drejtuesi i Vetevendosje në vendin tonë, Boiken Abazi ndërsa në Lezhë pedagogu Iliaz Shehu.

“Aktivistë të shumtë dhe qytetarë që na përkrahin në këto zgjedhje jam i bindur se ky është momenti i duhur. Ne i besojmë atyre dhe i falenderojmë të gjithë që po e çojnë përpara kandidaturën tonë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Qarku i Tiranës është zona zgjedhore që më kanë besuar kolegët, qytetarët dhe aktivistët që kanë nisur dhe grumbullimin e nënshkrimeve për zyrtarizimin e këtyre kandidaturave. Shqipëria është në një krizë shëndetësore, ekonomike institucionale e morale. Paraja kalon tranzit në Shqipëri. Ky kapital përqëndrohet në pak duar këtu në Shqipëri, në disa oligarkë” – u shpreh gjatë Konferencës për mediat Bojken Abazi.

Në ditët në vijim VV do të prezantoje të tjerë kandidate për zgjedhjet e 25 prillit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH