Aktualitet

Vetëvendosja: Plani i dytë sesi u manipuluan votat më 25 prill

Shkruar nga Liberale
Vetëvendosja: Plani i dytë sesi u manipuluan votat më 25 prill

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka bërë një denoncim lidhur me numërimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Skema që denoncojnë, përfshin numërues që kapin fletën duke mbuluar katrorin ku duket emri i kandidatit të pavarur që i përket Vetëvendosjes. Në këtë mënyrë nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”.

"Vëzhguesit e kandidatëve të pavaruar të mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë identifikuar në masë këtë mënyrë “numërimi” votash, ku katrori i subjektit zgjdhor me nr. 13 mbulohej gjatë gjithë kohës sa shfaqej fleta e votimit në ekranin e tavolinave të numërimit. Kjo metodë “numërimi” është në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së.

Duke mbuluar katrorin e subjektit zgjedhor me numër 13, nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”. Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur. Më poshtë, evidentimin e kësaj shkeljeje e kemi ilustruar edhe me disa shembuj me fotografi, të cilët janë depozituar edhe në KQZ/KAS si pjesë e ankesës tonë zyrtare", thuhet në denoncimin e Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Shqipëri.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1198436,1198435,1198434,1198433"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH