Aktualitet

Vetëplagoset me armë gjahu, dërgohet me urgjencë në spital 16-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Vetëplagoset me armë gjahu, dërgohet me urgjencë në

Është regjistruar një ngjarje e rëndë pasi një 16-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital teksa dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 17.00, është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu”, sipas policisë.

Ndërkohë raportohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH