Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Vetëm tetë kundër krimit

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Vetëm tetë kundër krimit

Me  betimin e tetë prokurorëve tek presidenti dhe zgjedhjen e kreut të SPAK, dita e djeshme u pa si sukses i zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë të të gjithë zyrtarëve të korruptuar.

Por me gjithë optimizmin, Prokuroria e Posaçme e nis punën me vetëm gjysmën e kapacitetit të saj dhe ende pa asistencën e BKH-së, ndërsa Bundestagu pret rezultate të prekshme e të shpejta të saj si një prej nëntë kushteve në rrugën e integrimit në BE

E enjtja u pa si ditë e rëndësishme për Drejtësinë, ndërsa tetë prokurorët e parë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion bënë betimin para presidentit dhe pak orë më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjidhte edhe kreun e saj.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH