Aktualitet

Vetëm PS e PD me grup parlamentar, LSI humbet përfitime financiare

Shkruar nga Liberale
Vetëm PS e PD me grup parlamentar, LSI humbet përfitime financiare

Në Legjislaturën e re, vetëm Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mund të formojnë grupe parlamentare.

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e cila nga viti 2009 ka përcaktuar formimin e qeverive, në Parlamentin e ri do ketë vetëm 4 deputetë. Për të formuar grupin parlamentar duhen të paktën 7 deputetë, që LSI nuk i ka.

Grupeve parlamentare u sigurohen zyra në Kryesinë së Kuvendit. Çdo grupi parlamentar i vihet në dispozicion një sekretar dhe këshilltar. Çdo grupi parlamentar i dedikohet kohë për të folur enkas në seancën plenare.

Gjithashtu krerët e grupeve parlamentare kanë trajtime financiare me të larta se deputetët e thjeshtë, me 9 mijë lekë shtesë në pagë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH