Politikë

Vetëm përpara! Një tjetër kryebashkiak socialist bie në “rrjetën” e SPAK, ja për se dyshohet

Shkruar nga Liberale
Vetëm përpara! Një tjetër kryebashkiak socialist bie në

Një tjetër kryebashkiak socialist, ashtu si shumë të tjerë, bie nën ‘rrjetën’ e SPAK për krime zgjedhore.

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni.

Ai akuzohet nga disa banorë të Këlcyrës se u ka ofruar favore në këmbim të votës për të në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një 75-vjeçar i cili ka deklaruar se punonjësit e bashkisë i kanë ofruar atij ndihmë sociale dhe punësimin e djalit të papunë, në këmbim të votave familjare për Ndonin.

Sipas dëshmisë së Agim Bakushllarit episodi kishte ndodhur në zyrat e Bashkisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale.

Klement Ndoni mori më 14 maj 2023 mandatin e katërt në krye të Bashkisë Këlcyrë. Ai rezulton i kallëzuar edhe më parë në prokurori me akuzat për shpërdorim detyre, në disa projekte në qytet apo emërime në sektorin publik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH