Aktualitet

“Vetëm përpara!” - Në kulmin e fushatës, kryetari i bashkisë së Rrogozhinës thirret në SPAK

Shkruar nga Liberale
“Vetëm përpara!” - Në kulmin e fushatës,

 Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, teksa fushata ka arritur kulmin dhe ai është kandidat për një mandat tjetër, është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Ende nuk bëhet me dije arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut socialist në Prokurorinë e Posaçme. Paraprakisht mësohet se Memolla ka firmosur për disa punësime të paligjshme para dhe gjatë fushatës me qëllime elektorale. Memolla është parë i vetëm teksa ka hyrë në ambientet e SPAK-ut.

Theksojmë se më 7 mars të vitit të kaluar Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH