Aktualitet

Të verbrit në protestë: Vetëm një orë të rrijë Rama si ne, t’ia lidhë sytë Linda dhe t’i vërë bukën para

Shkruar nga Liberale
Të verbrit në protestë: Vetëm një orë të

Të verbrit, të cilët janë duke protestuar sot në Tiranë kanë deklaruar se, janë braktisur totalisht nga qeveria.

“Jemi të harruar, të braktisur totalisht nga kjo qeveri që e kemi votuar. Me plot gojën i kemi votuar dhe jemi të braktisur. Po mbijetojmë. Vetëm ditën e votave kujtohen”, janë shpehur ata.

Bashkëshortja e një prej të verbërve i kërkoi kryeministrit Edi Rama të vendoset vetëm një orë në pozicionin e tyre.

“Me çfarë të jetoj, me 130 mijë lekë? Më thotë se nëse nesër ky vdes unë nuk kam as vjetërsi pune. Po shikojmë nga fëmijët të na ndihmojë. Ne kemi marrë 6%. Thuaj 10 mijë lekë, sa të dalësh poshtë pallatit prishen. Vetëm një orë të rrijë kryeministri si këta. Një orë bashkëshortja t’ia lidhë sytë e t’i vërë bukën para, ta shikojë se çfarë është kjo jetë. Është shtresa më inteligjente, por janë të mbyllur”, tha protestuesja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH