Globi

Vetëm një javë më parë zbuloi sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari i njohur

Shkruar nga Liberale
Vetëm një javë më parë zbuloi sëmundjen e

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, poeti dhe shkrimtari i njohur britanik, Benjamin Zephaniah.

Ai u diagnostikua me një tumor në tru tetë javë më parë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga llogaria e tij në Instagram ku e përshkruante Zephaniahn si një “pionier dhe novator të vërtetë që i dha botës kaq shumë”.

“Gruaja e Benjaminit ishte pranë tij gjatë gjithë kohës dhe ishte me të kur ai kaloi”, shkruhej më tej në postim. Ai gjithashtu ka luajtur rolin e Jeremiah Jesus në serialin Peaky Blinders.

“Benjamin na lë një trashëgimi të gëzueshme dhe fantastike”, tha familja e tij.

Benjamin Zephaniah e botoi librin e tij të parë me poezi nga një kamp punëtorësh në vitin 1980. Ai besonte se poezia duhet të ishte e aksesueshme dhe se leximet duhet të ishin po aq të gjalla sa koncertet, kështu që filloi të performonte me një grup “reggae”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH