Aktualitet

Autoritetet Britanike ngrenë shqetësimin: Vetëm këtë vit erdhën 10,000 meshkuj beqarë nga Shqipëria

Shkruar nga Liberale
Autoritetet Britanike ngrenë shqetësimin: Vetëm këtë

Kostoja e sistemit të azilit në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar 2 miliardë paund në vit, mes një rritjeje të numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin dhe nga ana tjetër ngadalësia në përpunimin e kërkesave për pranimin e zilkërkuesve.

Komisionit të Punëve të Brendshme iu tha se “një deri në dy për qind" e të gjithë popullsisë mashkullore të Shqipërisë - rreth 10,000 burra - mbërritën me varka vetëm këtë vit. Deputetëve iu tha gjithashtu se Ministria e Brendshme ka përpunuar vetëm 4% të kërkesave për azil të bëra nga migrantët, që kaluan Kanalin vitin e kaluar, me koston e strehimit të tyre që rritet në pothuajse 6 milion euro në ditë.

Debati ndizet mes mosmarrëveshjeve mbi emërimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman në kabinetin e Rishi Sunak. Deputetët e Komisionit të Punëve të Brendshme duhej të dëgjonin nga ministri i imigracionit Tom Pursglove, por paraqitja e tij u anulua.

Në vend të kësaj, një numër zyrtarësh u prezantuan deputetëve “shifra të zymta”, që ndonjëherë çuan në habi të të pranishme të komisionit. Më shumë se 38,000 njerëz mbërritën, në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin me mbi 900 anije gjatë vitit 2022, krahasuar me 28,526 që ishin regjistruar vitin e kaluar. Rreth 93% e të mbërriturve kërkuan azil. Në total 100,000 kërkesa janë në përpunimin, me 96% të aplikimeve nga viti 2021 ende pa përgjigje.

Nga 4% e plotësuar, 85% iu dha statusi i refugjatit ose një status tjetër mbrojtjeje. Dan Hobbs, drejtor i azilit, mbrojtjes dhe zbatimit, tha se aktualisht ekziston një "sfidë në përpunimin e kërkesave për azil në kohën e duhur”.Por Tim Loughton, deputeti konservator për ‘East Ëorthing’ dhe Shoreham, i cilësoi shifrat “qesharake”, duke shtuar: Një numër i madh nuk e dinë nëse do të pranohen apo jo, dhe banojnë në Mbretërinë e Bashkuar në kurriz të taksapaguesve”.

Gjatë seancës, deputetët dëgjuan se qeveria tani po shpenzon pothuajse mbi 8 milionë euro në ditë për strehimin e azilkërkuesve në hotele dhe kostoja mund të vazhdojë të rritet. Komitetit iu tha se 6 milion euro në ditë po shpenzoheshin në hotele për njerëzit që kanë mbërritur në MB dhe kanë paraqitur një kërkesë, me një shtesë prej 1.5 milion euro të paguara për strehimin e refugjatëve afganë që ikën nga pushtimi i talebanëve, ndërsa kërkohet strehim afatgjatë. .

Dan O'Mahoney – drejtues i ministrisë së Brendshme, - gjithashtu vuri në dukje se kishte një rritje të migrimit të paligjshëm nga Shqipëria. Ai tha se fluksi i njerëzve që mbërrinin në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar ishte “50 – 50”, sa i përket kërkesave për azil dhe emigrimit të paligjshëm" - duke thënë se kishte pasur një "rritje shumë të konsiderueshme" të meshkujve beqarë që vinin nga Shqipëria.

“Dy vjet më parë, 50 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka, vitin e kaluar ishin 800 dhe këtë vit deri më tani janë 12,000 nga të cilët rreth 10,000 janë meshkuj beqarë. Pra, rritja ka qenë eksponenciale.” Ai tha se arsyeja kryesore e rritjes është se bandat kriminale shqiptare duket se kanë fituar "terren" në Francën veriore dhe po organizojnë kalimet me varka të vogla.

Ai tha se për t'i vënë në kontekst shifrat e këtij viti, ajo është “midis një dhe dy për qind e të gjithë popullsisë mashkullore të Shqipërisë”.

Ndërkohë që disa nga këta njerëz do të kërkojnë azil ose mund të jenë viktima të skllavërisë moderne, ose “luajnë qëllimisht me rregullat e sistemit” - dhe zhduken pas mbërritjes. “Ekziston një sasi e madhe e kriminalitetit të organizuar shumë të dëmshëm në Mbretërinë e Bashkuar, e kryer nga bandat kriminale shqiptare. Çfarëdo kriminaliteti të rëndë që mund të mendoni, ka banda kriminale shqiptare që po dominojnë: kontrabanda e drogës, trafikimi i qenieve njerëzore, armët, prostitucioni”.

“Shumë nga emigrantët shqiptarë po vijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla sepse është një mënyrë shumë e suksesshme për të arritur deri këtu. Disa sigurisht që kanë nevojë për ndihmën tonë, por shkalla e grantit të azilit për meshkujt beqarë shqiptarë është mjaft e ulët. Në mënyrë tipike ata nuk kërkojnë azil, futen në një hotel për disa ditë dhe më pas zhduken. Ata janë në gjendje ta bëjnë këtë nga mënyra se si funksionon sistemi i azilit dhe mekanizmi i referimit për skllavërinë moderne) e bën të lehtë këtë”.  /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH