Aktualitet

Vetëm 8 muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i IKMT-së Agim Ismailaj, ja kush e zëvendëson

Shkruar nga Liberale
Vetëm 8 muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i IKMT-së Agim

Shkarkohet drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj. Theksojmë se vendimi vjen vetëm 8 muaj pas qëndrimit të tij në këtë  detyrë.

Mësohet se vendimi i ministrit të Brendshëm ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare.

Agim Ismailaj u emërua në këtë post në Mars të këtij viti, si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT-së.

Mësohet se në krye të këtij posti është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH