1

Veprat e Fishtës të fshehura nën kopertinat sovjetike

               Publikuar në : 11:56 - 24/10/20 liberale

Veprat e Gjergj Fishtës, mbas ndalimit të tyre për të qarkulluar në rrjetet librore, në vitin 1946 iu nënshtruan censurës. Rrjeti bibliotekar e futi nën index dhe mund të shërbeheshin vetëm për studiuesit me autorizim. Ndërsa qarkullimi privat i veprave të tij, iu përshtat situatës së censures, p.sh. duke u fshehur nga kredencat apo bibliotekat.

Një nga mënyrat e qarkullimit në tregun e zi të librit ishte edhe riveshja kamuflazh e tyre. Zakonisht përdoreshin për riveshjen kopertinat e librave sovjetike në gjuhën frënge, si në rastin e Iibrit “Anzat e Parnasit”, të Ex Libris-it – bibliotekës së Mark Ndojës, student i Fishtës.

Krahas Fishtës ka qarkulluar kështu si në kohën e Perandorisë Turke, çdo vepër e ndaluar, pasi kjo përvojë u ringjall. Mbas viteve ’67 këtë teknikë e shtynë më tej klerikët me leteraturën fetare. Antikuaristët e librave, si Tahir Dizdari, e kanë ushtruar në Tiranë teknikën e veshjes kamuflazh.
📚
Leka Ndoja, i biri i Markut, i tregon Drejtores së QKLL Alda Bardhyli, dy libra të ndaluar, marrë nga biblioteka familjare e Gjergj Fishtës të mbetura ende nën kamuflazh.
Librin “Anzat e Parnasit”, që shquhet per satirat politike, është ende nën kopertinën sovjetike “La literature sovietique – kopertina fake”.

Këtë libër e ka qarkulluar Mark Ndoja ndër studentët e tij të Institutit Pedagogjik 4-vjeçar, i cili ruante gjithashtu edhe kryeveprat e tij “Lahuta e Malcisë”, botim i vitit 1937 dhe vepra “Vallja e Parrizit”, botim i vitit 1925.

Këto vepra, Leka i tregon me pasionin e madh të zbulimit të një sekreti, që deri pak vite më parë ishte vetëm i tiji.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back