Aktualitet

“Venecia” rrëzon kërkesën e Metës për procedurë të përshpejtuar

Shkruar nga Liberale
“Venecia” rrëzon kërkesën e Metës për

Komisioni i Venecias ka pranuar të shprehet mbi Kodin Zgjedhor, por ka refuzuar që kjo të bëhet me procedurë të përshpejtuar, siç e kërkoi kreu i shteti Ilir Meta. Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio me një letër drejtuar presidentti Meta thotë se kjo çështje do të trajtohet në muajin dhjetor.

Gjithashtu, i pari i Komisionit të Venecias bën të ditur se opinioni mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të hartohet në bashkëpunim të ngushtë me OSBE-ODIHR.

“I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”. Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias”, thuhet në letër.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH