Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese. Në draft-raportin të publikuar dje në media, dy ditë para datës zyrtare dhe të njoftuar më herët nga delegacioni i Komisionit të Venecias që vizituan Tiranën pak kohë më parë, ku patën takime me institucionet e rëndësishme të vendit, thuhet se Presidentit të Republikës nuk i jep fuqi as Kushtetuta e as Kodi Zgjedhor për të anuluar e më pas shtyrë datën e zgjedhjeve. Por në kthimin e përgjigjeve të tetë pyetjeve të dërguara nga Kuvendi, i cili kërkonte opinionin e ekspertëve ndërkombëtarë mbi dekretet e presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit, Komisioni i Venecias duket se i ka lënë palët thuajse në barazim. Ndërsa në përkthimin teknik të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ata dalin në përfundim se presidentit nuk i është dhënë një fuqi e tillë për të anuluar zgjedhjet e më pas për t’i shtyrë ato, duket se synimi i tij ka qenë për të parandaluar tensionimin e konflikteve dhe për t’i garantuar elektoratit mundësinë për të zgjedhur.
Por nga ana tjetër, presidenti u ka mohuar qytetarëve të drejtën e votës që është një e drejtë e njeriut dhe po ashtu ka mohuar periodicitetin e zgjedhjeve.
Në analizën e tyre të Kushtetutës së Shqipërisë, presidenti nuk mund të ndërmarrë një “akt negativ” për të shfuqizuar një dekret të mëparshëm. Nëse këtë e bën nën pikat c), dh) dhe e) të Nenit 92 të Kushtetutës, siç është heqja dorë nga shtetësia për shembull, kjo nuk aplikohet për kompetencat nën pikën gj) për caktimin e datës së zgjedhjeve. “Marrë së bashku me kufizimin në nenin 94, duket e vështirë për ndërtosh një të drejtë të Presidentit për të adoptuar aktin negativ edhe për datën e zgjedhjeve”, thuhet në raport.
Për më tepër, parimi i “actus contrarius” nuk është plotësisht i aplikueshëm në çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, sepse çdo kufizim i të drejtave të njeriut duhet të pajtohet me parimet e proporcionalitetit. “Anulimi apo shtyrja e zgjedhjeve, prek drejtpërdrejt të drejtën e votës, që është një e drejtë e njeriut. Një kufizim i tillë duhet të jetë i propocionuar”. Megjithatë, shtyrja e zgjedhjeve e kufizon të drejtën për të votuar, e pezullon atë, por nuk e heq këtë të drejtë.
Shtyrja pas mandatit elektoral rezulton në humbjen e legjitimitetit të institucioneve të zgjedhura.
“Sipas nenit 94 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përtej atyre të njohura shprehimisht në Kushtetutë dhe të garantuar me ligje të lëshuar në pajtim me të”.
Megjithatë, sipas ekspertëve të kushtetutave europiane, dispozita që rregullon caktimin e datës së zgjedhjeve është e komplikuar. “Megjithatë qëllimi i tyre i përgjithshëm është i qartë: të sigurojë kohë të mjaftueshme për autoritetet dhe forcat politike. Për përgatitjen e zgjedhjeve dhe për të parandaluar zgjatjen e mandateve të trupave të zgjedhur. Ky qëllim mund të prishej nëse presidenti mund, përmes dekreteve të reja, të anulonte zgjedhjet dhe të caktonte një datë të re për to, mbase edhe pa respektuar kufijtë kohorë të caktuar në Kodin Zgjedhor”, thuhet në analizën e përpiluar, pasi delegacioni shqyrtoi çështjen dhe foli me të gjitha palët, përfshi edhe presidentin Meta. Pas takimit me delegacionin, Meta do të deklaronte publikisht se nëse Komisioni i Venecias do të dilte në përfundimin se ai kishte bërë shkelje të Kushtetutës, ai do të jepte dorëheqjen pa pritur vendimin e komisionit hetimor parlamentar, votimit në Kuvend apo vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi të jetë formuar.
Raporti
Në regjimet parlamentare, statusi më i lartë mes autoriteteve publike i jepet presidentit, jo sepse ai apo ajo ka autoritet më të fuqishëm, por për shkak se objektivat që duhet të ndjekë janë ngjizur për të qenë përtej politikës së palëve. “Nga ana tjetër duhet të ndjekë këto objektiva që konstituojnë besimin e presidentit me kompenteca specifike, formale apo thelbësore. Në ushtrim të këtyre detyrave, presidenti jo vetëm duhet të sillet i paanshëm, por duhet të sillet edhe në këtë mënyrë”, thuhet në raport, ndërsa maxhoranca e ka cilësuar presidentin si palë me opozitën e cila pas djegies së mandateve parlamentare bojkoti edhe zgjedhjet e 30 qershorit e madje gjatë fushatës elektorale pati edhe deklarata për pamundësimin e tyre.
Pushteti i Presidenti të Shqipërisë për të caktuar datën e zgjedhjeve duhet të përputhet me kërkesat strikte të Kushtetutës dhe kompetenca për të caktuar datat e zgjedhjeve i jep presidentit vetëm disrkrecion të kufizuar, pra për të zgjedhur data brenda tablosë së periudhave elektorale, jo të tejkalojë mandatet elektorale”.
Në këtë pikë, ekspertët shqyrtojnë nëse ka një justifikim që presidenti të anulojë dhe shtyjë zgjedhjet, pa një bazë ligjore të qartë.
“Me t’u vendosur data e zgjedhjeve, aktorët politikë duhet të jenë në gjendje t’i besojnë këtij vendimi dhe një ndryshim i këtij vendimi ka nevojë për konsensus të gjerë dhe një bazë ligjore të përshtatshme”, thuhet në raport, ndërsa raste të tilla kanë ndodhur me presidentin Moisiu në 2007-n dhe presidentin Nishani më 2017-n, por në të dyja raste ka pasur një konsensus të aktorëve politikë.
“Në rast të dekretit 11199, nuk ka një konsensus të tillë, që mund të çonte në krijimin e një kompetence ad hoc për të shtyrë zgjedhjet. “Në përfundim, një e drejtë e presidentit për të shtyrë apo anuluar zgjedhjet është e diskutueshme dhe nuk mund të vendoset pa një bazë specifike ligjore. Është e nevojshme të shqyrtohet nëse një pushtet i tillë rrjedh në situata emergjence.”
Synimi i ligjshëm për të ruajtur rregullin kushtetues mund të justifikojë shtyrjen e zgjedhjeve në situatë të jashtëzakonshme si gjendje lufte apo katastrofa natyrore. Kur një krizë e ashpër godet vendin, zgjedhjet mund të acarojnë konfliktin politik dhe mund të jetë e nevojshme të kërkohet një zgjidhje e krizës. Në kushte të jashtëzakonshme mund të jetë detyra e autoriteteve të shtyjnë zgjedhjet për të pakësuar tensionet dhe për t’u dhënë votuesve mundësinë e shprehjes së vullnetit në një kontekst të sigurt dhe me rend.
Në dekretin e 10 qershorit presidenti, iu referua vërtet kërcënimeve serioze të sigurisë dhe gjatë intervistës me komisionin hetimor ai shpjegoi se kishte informacion të besueshëm nga inteligjenca se një protestë e planifikuar e PD-së më 8 qershor mund të abuzohej për të djegur Kuvendin. Sipas tij, për këtë arsye shpalli shtyrjen. Por nga takimi me ministrin e Brendshëm, delegacionit i është thënë se edhe Lleshaj kishte akses tek të njëjtat shërbime informative dhe sipas tij rreziku i sigurisë ishte i menaxhueshëm dhe nuk kishte rrezik se mund të digjej Kuvendi. Sipas Komisionit, presidenti nuk ka kompetenca për të anuluar zgjedhjet në raste emergjence.
“Procedura në nenin 173 nuk i siguron një kompetencë të tillë presidentit në rast kërcënimi për rendin kushtetues dhe sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave duhet të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme pjesërisht apo në të gjithë territorin e shtetit, që zgjat as sa zgjat kërcënimit, por jo më shumë se 60 ditë.”
Si pasojë, kompetencat e emergjencës në nenin 170 nuk shërbejnë si bazë ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve nga presidenti.
Sidoqoftë, Kushtetuta e lidh qartë mosmbajtjen e zgjedhjeve me gjendjen e jashtëzakonshme. Një nivel më i ulët krizë nuk e justifikon anulimin apo shtyrjen e zgjedhjeve nga një trup publik, që nuk ka kompetenca për ta bërë këtë.
Bojkoti
Bojkoti i zgjedhjeve nga disa parti është i ndryshëm nga një situatë ku grupet e interesit politik përdorin pushtetin apo mundësitë politike për të parandaluar veprimin e ligjshëm të institucioneve të tjera apo më keq për të penguar funksionimin kushtetues. Nëse një përpjekje e tillë është e suksesshme, mund të ndërpresë të paktën përkohësisht funksionimin ligjor apo kushtetues të shtetit.
Në fakt, në fushatën e zgjedhjeve lokale, kishte përpjekjet për parandalimin e zgjedhjeve që e tejkalonin një bojkot të thjeshtë si sulme të dhunshme ndaj qendrave të votimit, etj. Në krahasim me përpjekjet për një dialog të sinqertë politik këto çështje duhen adresuar në sistemin kriminal gjyqësor. “Nëse synimi i shtyrjeve të zgjedhjeve apo anulimi i vendimit të mëhershëm për ditën e zgjedhjeve ishte për të diskutuar mes aktorëve dhe garantimin e zgjedhjeve për elektoratin, ka të paktën një synim legjitim për shtyrjen”, thotë ndër të tjera Komisioni, ndërsa ky ka qenë edhe një prej argumenteve kryesorë të presidentit Meta, i cili nxori dekretin për anulim të zgjedhjeve për të shmangur konfliktin dhe për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve njëpartiake, tre dekada pas pluralizmit. “Shmangia e konflikteve të ardhshëm në shoqëri dhe ruajtja e demokracisë mund të konsiderohen si synim i legjitim për të shtyrë zgjedhjet”, arsyeton “Venecia”, duke i dhënë të drejtë presidentit në argumentet e tij ekstra kushtetuese.
“Në përfundim, edhe nëse presidenti ka ndjekur një synim legjitim, as Kushtetuta e as Kodi Zgjedhor nuk cakton që Presidenti të anulojë zgjedhjet e të vendosë datë të re.
Shtyrja e zgjedhjeve lokale ka tejkaluar kompetencat e Presidentit, por Komisioni i Venecias ndalet vetëm në opinionin teknik, duke theksuar se do të jenë institucionet vendase, si Kuvendi, komisioni i tij hetimor dhe më në fund Gjykata Kushtetuese që do të vendosë nëse ishte një shkelje e Kushtetutës dhe nëse po, nëse ishte gjithashtu aq e rëndë në kuptimin e nenit 90 të Kushtetutës për të garantuar procedurën e shkarkimit. Pas publikimit të raportit, zëdhënësi i presidentit Meta doli me një reagim në rrjetet sociale duke theksuar se Presidenti ka bërë “Zero shkelje të Kushtetutës”.
Reagimi i Presidentit
“Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun! Dëgjoni Bundestagun!”, shkruante Blushi, ndërsa pak ditë më parë parlamenti gjerman vendosi një prej nëntë kushteve të negociatave vendimin përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë e 30 qershorit. Komisioni i Venecias në raportin e tij thekson të drejtën e qytetarëve për të votuar, ndërsa shton se për fat zgjedhjen më 30 qershor u mbajtën dhe presidenti megjithëse i cilësoi të pavlefshme nuk ndërmori akte të mëtejshme ndaj tyre.
“Është fat i keq që Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet me një çështje kaq të rëndësishme pezull”, komentojnë ekspertët, kurse Meta pak kohë më parë ka thënë se Kushtetuesja nuk ka fuqi prapavepruese dhe sipas tij dy dekretet, të lëshuara para krijimit të gjykatës, do të mbeteshin në fuqi.
Raportin e Venecias e ka komentuar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, i cili del në përfundim se ekspertët kanë gjykuar shkelje të Kushtetutës, ndonëse këtë përfundim Venecia ia ka lënë organeve shqiptare, duke u mjaftuar me cilësimin “tejkalim kompetencash kushtetuese”.
“Që e shkele, e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendosë procesi ligjor, ndërkohë që të sugjeroj të lexosh me vëmendje këtë pjesën që e mua më pëlqeu më shume: “Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin te drejtën te pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen””, shprehet Balla.
Edhe deputetja Rudina Hajdari, në një reagim, do të thoshte se Komisioni i Venecias certifikoi qëndrimin e opozitës parlamentare, që presidenti ka shkelur Kushtetutën. Ndonëse ajo vetë nuk votoi, opozita parlamentare i bashkoi votat me maxhorancës si për rezolutën e shpalljes së pavlefshme të dekretit të presidentit, ashtu edhe për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.
Shkelja e rëndë
Nëse vërtet anulimi dhe më pasa shtyrja e zgjedhjeve lokal ka tejkaluar kompetencat e presidentit, Kuvendi dhe komisioni hetimor duhet të marrin parasysh një sërë faktorësh që ngrenë pyetje nëse akti ishte mjaftueshëm i rëndë”
“Përpara nxjerrjes së dekretit të 10 qershorit, presidenti në mënyre të përsëritur ka ofruar asistencën e tij partive për të shtyrë zgjedhjet për gjetjen e një kompromisi. Kjo tregon se presidenti u përpoq të zbutë krizën, duke marrë parasysh rolin e tij si organi që përfaqëson unitetin e popullit, neni 86 i Kushtetutës. Qëllimi i presidentit ishte të parandalonte zgjedhjet jo konkurruese pa pjesëmarrjen e partive opozitare”, thotë raporti, duke ia njohur përpjekjet Metës për arritjen e një dialogu mes palëve.
“Edhe nëse presidenti fillimisht anuloi zgjedhjet lokale, pa caktuar një datë të re, arsyet e dhëna tregojnë se nuk kishte qëllim t’i shtynte pafundësisht, por vetëm për një periudhë të shkurtër”.
Duke parë krizat e mëhershme të bojkotimit të Parlamentit në Shqipëri, nuk ishte e paarsyeshme që Presidenti të priste që një zgjidhje të ngjashme politike edhe këtë herë. “Në praktikë, dëmi u reduktua disi për shkak se zgjedhjet e 30 qershorit u kryen”.
Ndërsa presidenti i shpalli të pavlefshme ato dhe pa pasoja ligjore, ai nuk mori hapa të mëtejshëm për të parandaluar organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Gjithashtu, Komisioni i Venecias thekson ndryshimin në rëndësi të zgjedhjeve lokale nga ato parlamentare, duke thënë se ato lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet e përgjithshme.
“Edhe po të njohësh se zgjedhjet lokale janë thelbësore për demokracinë në tërësi, zgjedhjet parlamentare dhe lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues. Parlamentet, veçanërisht Kuvendi i Shqipërisë nuk është vetëm kushtetues por trupi kushtetues. Parlamentet kanë rol vendimtar në caktimin dhe kontrollin dhe gjendjes së institucioneve të tjera dhe zyrtarëve. Autoritetet lokale janë gjithaq të rëndësishëm pasi janë trupa të zgjedhur dhe zyrtarët e tyre ushtrojnë autoritet publik në emër të sovranitetit të popullit, por autoritet lokale nuk janë pjesë e kushtetutës por vetëm trupa kushtetues. “Nga kjo del se shtyrja e zgjedhjeve lokal nuk është aq domethënës apo i dëmshëm ndaj funksionimit kushtetues të shtetit sesa një shtyrje e zgjedhjeve parlamentare”, shkruhet në raport.
Në rastin e Shqipërisë ky ndryshim paraqitet nga mungesa e ligjeve të ngjashëm kushtetues për zgjedhjet lokale sesa neni 66 i Kushtetues që i përket Kuvendit: edhe nëse qeverisjet vendore zgjidhen për katër vite neni 109, pika 1 e Kushtetutës, nuk ka ligj të qartë që deklaron se mandati i qeverisjes lokal mund të zgjatet vetëm në raste të luftës dhe vetëm për aq sa vazhdon ajo.
Ndryshimi është i qartë, por të gjitha klauzolat kushtetuese duhet të interpretohen në kontekst të ligjeve të tjerë, jo të izoluar. Neni 109(1) cakton një mandat katër vjeçar për autoritetet lokale. Nëse ligjet e Kodit Zgjedhor merren parasysh duket se Dekreti nuk është në një linjë me Kodin Zgjedhor, për pasojë duke e vendosur atë në konglikt, me Kushtetutën. Thënë këtë, Kushtetua i atribuon vlerë më të lartë periodicitetit të zgjedhjeve parlamentare, që rregullon drejtpërdrejt nëse delegon dispozitat në zgjedhjet lokale legjislatorit të zakonshëm.
Me t’u krijuar, Gjykata Kushtetuese mund gjithashtu të ketë rast të vendosë nëse do t’i qëndrojë vendimit të 2017-s se caktimi i datave të zgjedhjeve është një akt individual administrativ apo nëse do të dalë në përfundim se është akt normativ, kontrollin i të cilit është kompetencë e saj.
Dekreti i 10 qershorit, dhe ai i 27 qershorit që nuk është botuar, nuk është sfiduara para ndonjë gjykate, as Në Kolegj Zgjedhor apo Gjykatë Kushtetuese. Presidenti nuk është thirrur apo dëgjuar para KQZ-së apo Kolegjit Zgjedhor. Këto institucione e panë dekretin të pavlefshëm krejt rastësisht.
Marrë së bashku, këta faktorë sigurojnë elementë që Kuvendi të tregojë se anulimi dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale nuk takon kriteret e kërkuara dhe të mos jetë shkelje e rendë në rrethanat për të garantuar shkarkim të presidentit, konkludon Komisioni i Venecias, duke shpjeguar se shkarkimi nuk mund të jetë vetëm ligjor, por edhe politik. “ Puna e Komisionit është e natyrës thjesht ligjore, në kontrast, kur seanca plenare vendos për të shkarkuar presidentin mund ose duhet të marrë parasysh edhe pasojat politike të vendimit. Në fund Gjykata Kushtetuese fokusohet tek aspektet ligjore.
“Komisioni i Venecias mund të komentojë vetëm aspekte ligjore, por dëshiron të theksojë rëndësinë e aspekteve të përshirë në vendimmarrjen e Kuvendit. Edhe nëse Kuvendi do të marrë në konsideratë shkeljen e rëndë të Kushtetutës, mund të vendosë në mënyrë legjitime të ndalet nga vazhdimi i procedurave për shkarkim”.
Komisioni i Venecias, i drejtohet Kuventit, që të ketë parasysh nëse shkarkimi do ta ulë apo rritë tensionin dhe në fund do i shërbejë apo parimit të ndërsjellë “check and balance” në situatën kur parlamenti dhe të gjitha bashkitë dominohen nga një parti.
A do të shërbente ndjekja e një opsioni të tillë për shkarkim uniteti të popullit dhe në terma të optikës ndërkombëtare do t’i siguronte besueshmëri shtetit shqiptar?
Konkluzionet e Raportit të Venecias: Tejkalim, por jo shkelje e rëndë e Kushtetutës
Në raportin e Komisionit të Venecias, thuhet qartë se presidenti ka tejkaluar kompetencat me anulimin dhe më pas shtyrjen e zgjedhjeve lokale, Sidoqoftë, opinioni i ekspertëve del në përfundim se elementët nuk sigurojnë bazën për shkarkimin e tij. Megjithatë, i takon Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse ka ose jo baza për “shkelje të rëndë” të Kushtetutës
Në përgjigje të kërkesës për një opinion nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komision i Venecias del në konkluzion, se në mungesë në dispozitave statutore mbi çështjen, që Presidenti mundet vetëm të anulojë zgjedhjet vetëm për organet e qeverisjes vendore në një situatë
i cili plotëson kriteret për marrjen e masave emergjente.
Edhe atëherë Presidenti ka nevojë për një bazë ligjore specifike, ad hoc, për të shtyrë zgjedhjet.
Ky përfundim mbështetet nga rregulli i përgjithshëm interpretues, sipas të cilit rregullimi i shprehur i kompetencave të emergjencës në Kushtetutë dhe ligje kufizon përforcimin e çdo lloj kompetence plotësuese të pashkruar për situatat e jashtëzakonshme; kryesisht ndaj situatave të pamundësisë faktike dhe ligjore, që nuk sigurohen në mënyrë të qartë nga një ligj i shkruar emergjence.
Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesat për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situatat e jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. As pati konsensus politik, që do të kishte lejuar për krijimin e një baze ligjore, ad hoc.
Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat elektorale të njohura nga instrumentet e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe aplikimi vetëm i actus constrarius parandalohet nga kërkesa e proporcionalietit të çdo ndërhyrjeje.
Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve)
sipas masave emergjente sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimit të dialogu politik pas zgjedhjeve) bën ndërhyrjen në të drejtat elektorale joproporcionale.
– 19 – CDL (2019) 027
Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të
Elektoratit nuk mund të parandalojë zgjedhjet e rregullta. Përndryshe, këto parti do tëkenë mjetet për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.
Kështu që Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës duke anuluar së pari, pastaj duke shtyrë zgjedhjet lokale. Do të jetë Kuvendi dhe në fund Gjykata Kushtetuese që do të
të përcaktojë nëse kjo ka të bëjë me “shkelje të rënda”, të cilat do të lejonin një shkarkim të
presidentit.
Siç përcaktohet në këtë opinion, një numër faktorësh tregojnë se ky nuk ishte i një karakteri të tillë, për të vërtetuar domosdoshmërisht një shkelje të rëndë. Kjo ka të bëjë veçanërisht me thirrjet e Presidentit për dialog, pritshmëria për shtyrjen e zgjedhjeve do të kontribuonte në ndjekjen e një kompromisi midis palëve, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e Presidentit,
mungesa e sfidës së drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit para gjykatës, statusi kushtetues zgjedhjeve lokale krahasuar në krahasim me zgjedhjet parlamentare
Të marra së bashku, të gjithë këta elementë çojnë në përfundimin, se megjithëse Presidenti
tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale
përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, megjithatë,
elementet e paraqitura më lart mund të çojnë në përfundimin se këto akte nuk mund të kenë qenë të një natyrë mjaft serioze për të garantuar një shkarkim të Presidentit.
Në fund, edhe sikur të vërtetohej serioziteti i shkeljeve, kjo nuk do të duhej domosdoshmërisht
të çojë në një shkarkim të Presidentit, duke marrë parasysh fuqinë e seancës plenare
të Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet kushtetuese, siç janë kontrollet dhe ekuilibrat (check and balance).
Tetë pyetjet për Venecian
Cili është roli i Presidentit të Republikës në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e shtetit sa u takon proceseve zgjedhore?
Cilat janë detyrimet kushtetuese dhe konventore që i imponohen Presidentit të Republikës në regjimet parlamentar, siç është Shqipëria, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratike e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshjes kushtetuese, me siguri dhe parashikueshmëri?
Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve është një e drejtë për të vendosur ushtrimin e sovranitetit të popullit apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovranitetit popullor nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve të tij, brenda kufizimeve që sovrani ka vendosur nëpërmjet Kushtetutës së miratuar prej tij?
Nëse Presidenti i Republikës, pasi ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe organet e administrimit të zgjedhjeve janë duke kryer veprimet sipas ligjit, e anulon dhe cakton një datë tjetër, a kemi cenim të parimeve të së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, në funksion të respektimit të shtetit të së drejtës?
Në rastin e mësipërm, a kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?
Nisur nga pranimi se qeverisja duhet të dalë nga një sistem zgjedhjesh periodike, që mbahen çdo katër vjet, nxjerrja e dekretit të Presidentit që anulon datën 30 qershor 2019 si datë të mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe që zgjat qëndrimin në detyrë të përfaqësuesve në këshilla bashkiakë dhe kryetarë të bashkive, tej mandatit katërvjeçar, a e respekton parimin e periodicitetit të zgjedhjeve?
Duke pasur parasysh se ndryshimi i datës së zgjedhjeve ndikon tek pritshmëritë ligjore për subjektet zgjedhore dhe zgjedhësit, a konsiderohet se cenohet siguria juridike në këto raste?
A është i lidhur cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer? /Gazeta Liberale