Aktualitet

Vendoret, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 17:00

Shkruar nga Liberale

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë deri në orën 17:00 është 34.54 %.

Shifrat janë publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku të dhënat janë marrë në 2668 qendra votimi nga 5213 në total.

Deri më tani mësohet se kanë votuar 661 257 qytetarë nga 1 898 349 në listat e qendrave të votimit të raportuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH