Aktualitet

Vendoret e 14 majit, KQZ certifikon rezultatet në 7 bashki

Shkruar nga Liberale

Ditën e sotme është zhvilluar një mbledhje ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Gjatë kësaj seance KQZ zyrtarizoi rezultatet e dala nga vota për kryebashkiakun dhe për këshillat bashkiakë për 7 bashki të vendit.

Gjithashtu KQZ ka marrë sot 2 ankesa, një për Bashkinë e Kuçovës nga “Bashkë Fitojmë” dhe nga Lëvizja e Legalitetit, e cila ankimoi rezultatin në tre bashki, Kamëz, Tiranë dhe Dibër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH