Aktualitet

Vendimi/ Kush ka 1.2 mld lekë mund të hapë kazino

Shkruar nga Liberale
Vendimi/ Kush ka 1.2 mld lekë mund të hapë kazino

Qeveria ka miratuar ditët e fundit dy vendime që lejojnë rritjen e numrit të kazinove në vend.

Sipas këtij vendimi, lojërat e fatit të llojit kazino mund të hapen në këto rrugë kryesore të kryeqytetit, Urani Pano”, tek rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga “Ibrahim Rrugova”, Bulevardi “Zhan D’Ark”, dhe rruga “Xhorxh W. Bush”.

Njoftimi për hapjen e garës për dhënie licencë për kategorinë e lojës së fatit “Kazino” shpallet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Cilat janë kushte që sipërmarrësit duhet të plotësojnë për të hapur një kazino?

“Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

a) të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;

b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;

c) të deklarohet burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e “Kazinosë”;

ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;

d) të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;

dh) të paraqesë garancinë pasurore, së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj

garancie;

e) të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit;

ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të jape informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryhet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server”, thuhet në vendim.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1160298,1160297"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH