Aktualitet

Zbardhet vendimi i qeverisë për nënat e papuna, që rrisin më shumë se 3 fëmijë

Shkruar nga Liberale
Zbardhet vendimi i qeverisë për nënat e papuna, që rrisin

Buxheti i vitit 2023 do të mbështesë nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë, që kanë të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë.

Sipas VKM-së, nënave të papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, ato do t’u njihen si vite pune.

Lajmin e bëri të ditur për publikun, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas vendimeve të qeverisë.

“Qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja egrave që kanë më shumë se tre fëmijë, që janë të papuna, situata ekonomikë është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gra të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Vendimi lidhet edhe me nxitjen dhe rritjen e lindshmërisë, pas rënies drastike gjatë viteve të fundit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH