Aktualitet

Vendimi i qeverisë/ Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do zgjasë deri në 31 dhjetor 2022

Shkruar nga Liberale
Vendimi i qeverisë/ Gjendja e emergjencës në furnizimin me

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do të zgjasë deri në 31 dhjetor 2022. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Rritet me 10 lekë të tjera çmimi i naftës, arrin në 243 lekë! Benzina shkon në 223 lekë! Çmimet më të larta që prej 26 marsit

V E N D O S I: Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: 1. Pika 3 shfuqizohet. 2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon: “5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022", thuhet në vendim.

Gjendja e emergjencës në Shqipëri u shpall në 8 tetor 2021 nga kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi edhe një plan me 3 pika, thelbi i së cilës ishte që nuk do të kishte ndërprerje të energjisë elektrike dhe jo rritje të çmimit. Qeveria ka vendosur një fashë prej 700 kWh për qytetarët, të cilët nëse e kalojnë këtë shifër, atëherë do duhet që të paguajnë diferencën me 18 lekë për kilovatin, praktikisht si një biznes i vogël.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH