Aktualitet

Vendimi i KLGJ për Dvoranin, "shpërthen" Vasili: Të rrojë Euraliusi!

Shkruar nga Liberale
Vendimi i KLGJ për Dvoranin, "shpërthen" Vasili: Të

Pas njoftimit se u shty mbledhja ku do të vendosej "fati" i kreut të KED, Ardian Dvorani, pasi duhet të merret opinioni ligjor nga misionet partnere që asistojnë Këshillin e Lartë Gjqyësor, ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Siç thotë edhe Vasili, KLGJ-ja do t’i drejtohet misionit Euralius për të marrë një opinion në lidhje me këtë rast.

Ndërsa e cilëson si të padrejtë një vendim të tillë, Vasili thotë se "Euralius është një OJF private dhe që mbështëet Rilindjen. Ai lë të kuptohet që kjo është një manovër që Dvorani të mos largohet nga Gjykata e Lartë, kur thotë se: “Euraliusi do te na “mesoje” edhe qe Dvorani do te largohet nga Gjykata e Larte vetem pas vdekjes. Po presim….!”

Kujtojmë se ishte presidenti Ilir Meta ai i cili i nisi Gjykatës së Lartë, por edhe KLGJ-së një letër për t’i vendosur në dijeni se Dvorani s’mund të jetë më anëtar i Gjykatës së Lartë, por as kreu i KED pasi mandati i tij ka mbaruar që prej 2014 dhe tashmë vakancat minimale në GJL janë plotësuar.

Statusi i plotë i Vasilit:

Te rroje Euraliusi ose Eurorilindja!!

KLGJ do tiu drejtokerka Euraliusit per Dvoranin.

Euraliusi ishte që na “mësoi” ta zgjedhim Arta Markun me 36 vota nga 84 vota, qe thote Kushtetuta.

Euraliusi eshte nje OJF private shume e “mire”.

Euraliusi eshte si furra, qe pjek vetem “bukët e ngrohta te Rilindjes”.

Euraliusi do te na “mesoje” edhe qe Dvorani do te largohet nga Gjykata e Larte vetem pas vdekjes.

Po presim….!

Deri atehere “Rrofte Euraliusi ose Eurorilindja”.

Sa per Reformen ne Drejtesi na mbetet vetem te themi:

” Na ishte nje here nje Reforme ne Drejtesi”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH