Kryesore

Vendimi i KAS për Skënderbeun, reagon UEFA

               Publikuar në : 18:40 - 12/07/19 R Liberale

UEFA ka mirëpritur vendimin e KAS, që la në fuqi dënimin për skuadrën e Skënderbeut.

Nëpërmjet një deklarate, UEFA shprehet se e mirëpret vendimit e KAS për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e datës 26 prill 2018, të marrë kundër Skënderbeut.

Kështu, KAS la në fuqi vendimin për përjashtimin e KS Skënderbeut nga kompeticionet e UEFA-s për 10 vite, si dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për fiksim ndeshjes.

Ndër të tjera UEFA thotës se kjo është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet që përdor UEFA, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare, dhe e quan këtë instrument që monitoron rezultatet nga Sportradar, si garantues për integritetin e ndeshjeve dhe kampionateve.

(Visited 198 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *