Aktualitet

Vendimet e Qeverisë, pension i posaçëm për fëmijët e dëshmorëve

               Publikuar në : 16:41 - 18/09/21 liberale

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, 17 anëtarët e kabinetit kanë marrë katër vendimet e para. Ishte kreu i qeverisë ai që bëri të ditur për publikun, projektligjet që pritet të votohen në Kuvendin e Shqipërisë.

Projekt-Ligj për “Bashkëqeverisjen”, ishte vendimi i parë që “Rama 3” mori. Kjo përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.

Nga kryeministri i vendit u njoftua se do të ketë dhe një projekt-ligj për “Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës”, përmes së cilit përcakton dhënien deri në 18 vjeç të rrogës së prindit të rënë në krye të detyrës apo në një akt vetëmohimi në mbrojtje të jetës së të tjerëve.

Kjo do të jetë e vlefshme edhe për atë gjithë fëmijët e mitur të mjekëve, infermierëve apo personelit të spitaleve COVID, që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Gjithashtu do të krijohet dhe Agjencia për Mediat dhe Informimin, e cila “do të garantojë transparencë” në lidhje me politikat, projektet apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të Ministrave e institucioneve përbërëse.

Kjo Agjenci do të varet direkt nga Kryeministria dhe do t’i bëjë me dije institucioneve të qeverisjes vendore gjithçka që lidhet me qëndrimin e medias dhe publikut, mbi çështje me interes publik.

Vendimi tjetër ishte për dy kampionet nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilatdo të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FA).

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back