Globi

Vëllai i Pablo Escobar kërcënon Elon Musk: Na vodhi idenë

Shkruar nga Liberale
Vëllai i Pablo Escobar kërcënon Elon Musk: Na vodhi idenë

Vëllai i narkotrafikantit famëkeq Pablo Escobar ka kërcënuar se do të padisë për 100 milionë dollarë Elon Musk, themeluesin e Tesla, pasi e akuzon se i ka vjedhur planet për të ndërtuar një flakëhedhëse.

72-vjeçari Roberto Escobar, i cili dikur punonte si llogaritar në Kartelin e Medelinit, të drejtuar nga Pablo, ka thënë për gazetën angleze “The Telegraph” se një inxhinier i kompanisë së Musk ka vjedhur idenë e tij gjatë një udhëtimi në rezidencën e tyre në vitin 2017.

Ai pretendon se ideja për një “flakëhedhëse lodër” i kishte ardhur për herë të parë kur dy vëllezërit digjnin male me para vetëm për t’u ngrohur.

Ai këmbëngul se modeli që është nxjerrë në shitje nga Musk është kopjuar nga ideja e tij. “Shumë shpejt do ta padisim për 100 milionë dollarë në SHBA dhe do të bëj maksimumin që ai të humbasë drejtimin e kompanisë së tij, Tesla Inc”, tha Escobar, duke shtuar: “Ai e di shumë mirë se çfarë ka bërë”.

Në Janar 2018 Kompania e Z. Musk, The Boring Company, filloi shitjen e një pajisjeje risi duke përdorur një rezervuar të vogël propani dhe mekanizmin nxitës për të projektuar djegien e karburantit. Produkti quhet Not-a-Flamethrower./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1095858,1095857,1095859,1095860,1095861,1095862,1095863,1095864"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH