Aktualitet

Veliu: 2 akset rrugore ku ndodhin më shumë aksidente fatale

               Publikuar në : 10:32 - 17/01/20 liberale

Drejtori i policisë së Shtetit, Ardi Veliu, teksa ka folur për kodin rrugor, ka thënë se disa pika rrugore janë më problematike dhe kanë sjellë më shumë viktima.

Veliu përmendi rrethrrotullimin e TEG-ut dhe rrethrrotullimin e Kolonjës.

“Konstatojmë se janë disa pika shumë të vështira që na kanë sjellë aksidente fatale. Krahas mangësive të Policisë Rrugore është edhe projektimi inxhinierik të rrugëve. Tek Tegu për tre muaj kemi patur 7 aksidente. Në kolonjë po ashtu 5 aksidente. Kërkojmë edhe mendimin tuaj për përmirësimin inxhinierik të akseve rrugore. Numri i aksidenteve në 2019 7.9 të vrarë në aksident për 100 mij banorë,” tha Veliu.

Ai shtoi se numri më i madh i aksidenteve janë të hënën 283, të premten 230 dhe 214 të dielën./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back