Aktualitet

Veliaj: Teatrin do e ndërtojë Bashkia me ndihmën e qeverisë

               Publikuar në : 20:57 - 26/02/20 liberale

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë detaje të reja për dështimin e negociatave me operatorin privat për ndërtimin e teatrit Kombëtar.

Në një lidhje direkte me emisionin e lajmeve në Top Channel, Veliaj deklaroi se projekti i teatrit do të vazhdojë, veçse financimin do ta bëjë bashkia dhe qeveria.

Bashkia e Tiranës i ka kapacitetet dhe për sa kohë që doli përtej biznes – planit të kompanisë, çfarë ishte e gatshme të ofronte i thamë faleminderit por rrugët tona pas këtyre dy muaj negociatash ndahen këtu dhe ne teatrin do e bëjmë vetë, ndërkohë që pjesa tjetër, pjesa mbrapa është një pronë e Bashkisë së Tiranës e cila nëse do negociohej pas teatrit do e shtynte kalendarin edhe për disa muaj të tjerë, pra ne mund të shkonim në një realizim të veprës në katër apo pesë vite. Me propozimin dhe vendimmarrjen që mori sot Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare, ne do realizojmë të njëjtin projekt të teatrit, thjesht në vend që të jetë operatori privat, do jemi ne operatori që e realizon, pra do bëjmë teatrin e propozuar të Bjarke Ingels, një teatër modern për 100 vitet e tjera të Tiranës, ku nuk do të duhet të shkojmë në teatër me batanije”, ka thënë Veliaj.

Më teja ia ka treguar edhe mënyrën si do të vazhdohet me pjesën e financimit, duke thënë se i ka kërkuar qeverisë të financojë, ose të japë kredi.

Bashkia e Tiranës përveç fondeve të veta ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të financojë ose të japë atë që quhet garancia sovrane që ne të mund të kreditohemi. Është një procedurë që ne bëjmë tipikisht, fjala vjen investimi që ne po bëjmë në UKT, e kemi me një kredi të BERZH-it. Financimet që po bëjmë në Qytetin Studenti dhe në qendrat studentore i kemi me një financim të KFV-së, kështu që Bashkia e Tiranës, në mënyrë periodike tërheq financime, pra kreditohet për të bërë një punë, të cilën pastaj e paguan ndër vite“, deklaroi ai.

Kryebashkiaku i Tiranës i është përgjgijur edhe akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili akuzoi ramën dhe Veliajn se po fshehin informacione në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Ai po shkon drejt një humbjeje të sigurt, për një mandat të tretë të Edi Ramës si kryeministër. Kështu që për të gjitha këto arsye, nëse Lulzim Basha e ka një plan B, dhe ai do të shkojë në një teatër në Holandë. Ne nuk kemi një plan tjetër. Kështu që ne do të bëjmë një teatër të mirë në Tiranë. Ai ka një mundësi që pas humbjes së radhës të kthehet në atdheun e tij të adoptuar, kurse ne do të duhet të jetojmë në Shqipëri dhe do të duhet që ta bëjmë këtë me dinjitet, siç kemi bërë në të gjitha hapësirat publike ku ka ndërhyrë qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës“, tha Veliaj.

Kujtojm që ditën e sotme, Basha reagoi me një postim në Twitter, ku akuzonte Ramën dhe veliajn se po iu hidhnin hi syve shqiptarëve me njoftime gjysmake.

“Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj”, shkruante Basha./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back