Politikë

Veliaj: Kemi ruajtur identitetin historik të Tiranës, s’kemi dhënë asnjë leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monumente kulture

Shkruar nga Liberale
Veliaj: Kemi ruajtur identitetin historik të Tiranës, s’kemi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sot për identitetin historik të Tiranës, ku është shprehur se si ky identitet është ruajtur duke rijetëzuar vlerat më të mira të qytetit, por edhe se si investimet e reja po i japin frymë Tiranës së të ardhmes.

Ai shprehet se përqasja e Bashkisë së Tiranës ka qenë e trefishtë.

“Ne duam të ruajmë Identitetin Historik, duke konservuar ndërtesa dhe hapësira të rëndësishme; t’i japim jetë ndërtesave dhe hapësirave historike, dhe e treta, të investojmë në krijimin e një Tirane për të ardhmen, duke ndërtuar hapësira, por edhe ndërtesa bashkëkohore për 100 vitet e dyta të Tiranës Kryeqytet”, shprehet ai në videomesazh.

Veliaj sqaron se në tetë vitet e fundit në Tiranë nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monumente kulture, duke hedhur poshtë çdo akuzë të opozitës mbi këtë çështje. “Kushdo që thotë të kundërtën, nuk thotë të vërtetën, madje gënjen.

Çfarë është vlerë për qytetin, do të mbetet vlerë për qytetin dhe asnjë ndërtim nuk është bërë në një monument kulture. Çfarë ka vlerë është ruajtur, është restauruar, i është rikthyer publikut dhe qytetarëve, në funksion edhe të zhvillimit turistik, edhe të ekonomisë lokale”, thotë ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH