Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se kanë mbërritur makineritë e specializuara për vendosjen e kazanëve nëntokë në pikat turistike të kryeqytetit.
Sipas tij, kjo mënyrë e menaxhimit të mbetjeve, shmang erën, pamjen dhe hedhjet e paautorizuara. Veliaj shton më tej, se kjo eksperiencë po përdoret në qytetet elitë evropiane.
“Sapo kanë mbërritur makineritë e specializuara për kazanët nëntokë. Si elita e qyteteve europiane, Tirana do t'i vendosë nëntoke pikat e mbeturinave në zonën qendrore e turistike te saj. Shmang erën, pamjen, zbrazjen e paautorizuar. Le ta mbajmë pastër shtëpinë tonë”, shkruan Veliaj në Twitter.
https://twitter.com/i/status/1525381042013609984