Aktualitet

"Vdiq nga gjakderdhja", del autopsia e Indrit Ndoit, i cili u gjet i pajetë anës rrugës

Shkruar nga Liberale
"Vdiq nga gjakderdhja", del autopsia e Indrit Ndoit, i cili u gjet i

Rezultati mjeko ligjor ka zbuluar arsyen e vdekjes së Indrit Ndoit, i cili u gjet pajetë anës rrugës, shumë pranë banesë së prindërve, në fshatin Hasan të Krujës. 34-vjeçari ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes në këmbë, pasi ishte goditur me kaçavidë.

I riu u gjet i pajetë mëngjesin e së premtes nga kalimtarët dhe fillimisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri.

Pas marrjes së rezultateve të autopsisë, rezulton se i riu ka humbur jetën nga një plagë e shkaktuar me kaçavidë në këmbën e tij, ku dyshohet se është konfliktuar më një person ende të pa identifikuar. Goditja i ka dëmtuar atij arterien femurale, gjë e cila i ka shkaktuar shumë gjakderdhje duke i marrë jetën.

Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge. Po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH