Showbiz

Vdes papritur këngëtari i njohur, ishte duke performuar live në skenë

Shkruar nga Liberale
Vdes papritur këngëtari i njohur, ishte duke performuar live në
Këngëtari Michael Benjamin, i njohur ndryshe me emerin e artit Mikaben, humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë performancës së tij në një koncert në Accor Arena në Paris. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri menaxheri i koncertit. Benjamin u nda nga jeta në moshën 41-vjeçari pasi teksa ishte duke performuar në skenë më grupin muzikor Haitian, Kmpa Carimi, papritur u ndje keq. Atij iu dha menjëherë ndihma e parë, mirëpo nuk arriti të mbijetonte. Koncerti u ndërpre menjëherë, ndërkohë sipas videove të publikuara në rrjet shihet teksa këngëtari u rrëzua papritur teksa po largohej nga skena.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH