Sport

Vdes në moshën 16-vjeçare alpinistja e shpallur kampion bote

Shkruar nga Liberale
Vdes në moshën 16-vjeçare alpinistja e shpallur kampion bote

Atletja e shpallur kampione bote, Luce Douady ka vdekur në moshën 16-vjeçare pasi u rrëzua nga një shkëmb 500 metra në Alpet Franceze.

Ajo ka ndërruar jetë ndërkohë që eksploronte malet me miqtë e saj pranë qytetit jug-lindor të Grenoble.

“Humbja e saj është mjaft e dhimbshme dhe e trishtë për komunitetin e ngjitjes. Luce ishte një atlete e re shumë premtues për ekipin francez të ngjitjes. Ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe e ardhmja e saj ishte para. Sot, e gjithë federata është në zi”, tha Federata Franceze për ngjitje në mal (FFME).

Ajo ishte kampionia më e re e botës, një disiplinë ngjitje që do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Tokio. Federata Ndërkombëtare e Ngjitjes së Sportit e përshkroi atë si një "atlete të shkëlqyer dhe të talentuar".

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1147473,1147472,1147474,1147471"]

Poll
SHQIPENGLISH